Si do të dukesha në vitet ’80?
Si do të dukesha në vitet ’80?
Author
Arta Berisha
Si do të dukesha në vitet ’80? Materiale falas për kompanitë multimilionëshe të Inteligjencës Artificiale për t’i përmirësuar modelet e tyre.
Një trend që po qarkullon në Instagram po i nxit njerëzit, në veçanti vajzat, të ngarkojnë një fotografi të tyre në ChatGPT dhe t’i kërkojnë inteligjencës artificiale t’i transformojë sikur fotografia të ishte realizuar në vitet 1980. Pasi ChatGPT gjeneron imazhin e ri, përdoruesit e publikojnë atë në Instagram, shpesh përmes sticker-it “Add Yours”, një metodë për t’I shtyrë të tjerët ta bëjnë këtë gjë.
Trendi është raportuar më 8–9 shtator 2026 si një trend viral në Instagram, ndërsa udhëzimet për pjesëmarrje përfshijnë ngarkimin e një fotografie në ChatGPT dhe publikimin e rezultatit në rrjetet sociale.Por çfarë ndodh me fotografinë origjinale që ia kemi dhënë Chat GPT-së, dhe si mund të përdoret fotografia për përmirësimin e AI-së? Sipas politikës aktuale të OpenAI për shërbimet individuale si ChatGPT, përmbajtja që përdoruesit dërgojnë përfshirë fotografitë, mund të përdoret për trajnimin dhe përmirësimin e modeleve. Por kjo nuk është e tëra, studimet tregojnë se fotografitë që postohen online me fokus fytyrën, mund të jenë të cenueshme ndaj identifikimit të paautorizuar dhe keqpërdorimit përmes përmbajtjes sintetike të krijuar me AI. Po kështu argumentohet se fotografitë e fytyrës të shpërndara në rrjete sociale mund të ekspozohen ndaj sistemeve të avancuara që analizojnë atributet e fytyrës.
